Sulmohet me thikë një adoleshent në Tetovë


Siç njoftojnë nga MPB, një 16 vjeçar është sulmuar fizikisht me thikë nga disa persona dje në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Jane Sandanski në Tetovë.

“Në SPB Tetovë është denoncuar shkelje e rendit dhe qetësisë fizike nga një zënkë në rrugën Jane Sandanski nga ku kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një adoleshent është lënduar me thikë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se policia ka qenë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Adoleshenti është dërguar në spital për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.