Sulmohet me raketa kampi i refugjatëve në Gaza

Të paktën 50 palestinezëve kanë gjetur vdekjen nga shpërthim i fuqishëm nga sulmet raketore mbi kampin ku janë strehuar refugjatët në Xhabalia. Autoritetet palestineze akuzuan Izraelin për këtë sulm. Ndërsa Tel Avivi nuk ka dhënë ende asnjë koment.

Ministria e Brendshme Hamasit shprehet se numri i viktimave është 400, pasi shumë trupa kanë mbetur nën rrënoja dhe 20 shtëpi janë shkatërruar. Xhabalia është më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Rripit të Gazës. Kampi me popullsi të dendur në veri të enklavës së rrethuar mbulon një sipërfaqe prej vetëm 1.4 kilometrash katrorë. Sipas OKB-së, ka rreth 116,000 refugjatë të regjistruar në kamp.

Ushtria izraelite kreu që prej natës mes të Hënës dhe të Martës bombardime të ashpra nga ajri, kryesisht në zonat veriore ku në shënjestër ishin bazat e Hamasi. Në total janë shkatërruar 300 objektiva të militantëve palestinezë, ndër të cilat edhe tunele nëntokësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë çdo propozim për armëpushim.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbourit ose pas sulmeve të 11 Shtatorit, edhe Izraeli nuk do të pranojë fundin e armiqësive me Hamasin pas sulmit të tmerrshëm të 7 tetorit”.

Netanjahu tha se ndërhyrja tokësore në Gaza kishte krijuar mundësinë e lirimit të më shumë se 200 pengjeve të marra nga Hamasi. Numri i viktimave palestineze ka arritur në mbi 8 500. Sipas UNICEF, çdo ditë në Rripin e Gazës vriten 420 fëmijë, duke përbërë 40% të numrit të përgjithshëm të viktimave nga luftimet e nisura që nga 7 tetori.