Sulmohet me mjet të mprehte i punësuari në Spitalin Klinik të Tetovës, policia arreston sulmuesin

Policët e SPB Tetovë dje (8 nëntor) rreth orës 18:00 dhe 10 minuta, kanë privuar nga liria 33-vjeçarin A.K. nga Kopaçindolli i Tetovës. Pak para kësaj ai është denoncuar nga 58-vjeçari Sh.Q. nga Reçica e Madhe e Tetovës, se në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, e ka sulmuar fizikisht duke përdorur një send të mprehtë. A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.