Policia kufitare në Zubin Potok, është su*lmuar me ar*më zja*rri paraditen e së shtunës. Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, teksa nuk ka bërë të ditur për të lënduar.
“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me ar*më. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me ar*më zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në komunikatë.
“Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin”, sqarohet ndër të tjera. /Lajmi.net/