Sulmohet i punësuari në Ndihmën e Shpejtë në Ohër

Dje në ora 19:20 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria S.D.(57) nga Ohri.

Ai dyshohet se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht një punonjës të Shtëpisë së Kujdesit Shëndetësor në ambientet e Shërbimit Emergjent Mjekësor në Ohër.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.