Sulmohet i mituri me mjet metalik në Poroj të Tetovës, babai e paraqet rastin në polici

Mbrëmë (11-dhjetor) në ora 23:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria dy të mitur nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 56-vjeçari I.I. nga Poroi i Tetovës se rreth orës 21:30 në fshat kanë sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Sipas raportit, njëri prej tyre ka përdorur edhe një mjet metalik. Rasti është duke u zbardhë dhe
dokumentuar, pas së cilës ndaj dy të miturve të raportuar, do të përgatiten parashtresat përkatëse.