Sulmohet gazetari Valon Syla

Gazetari dhe analisti Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Siç kupton Gazeta Express, tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.