Sulmohet fizikisht i punësuari në pikën pagesore Tetovë-Gostivar

Një punonjës në pikën pagesore është su*lmuar nga një vozitës i cili nuk ka dashur të paguante biletë, njoftoi policia e Tetovës. Incidenti ndodhi dje në pikën pagesore në magjistralen Tetovë-Gostivar.

“Në SPB Tetovë dje në ora 20:30, B.V (29) nga Tetova Bërvenicë, punonjës i pikës pagesore Tetovë-Gostivar, lajmëroi se një orë më herët në punë ishte sulmuar fizikisht nga një person i cili nuk pranoi të paguante biletë.

Personi ishte duke drejtuar automjetin ‘Volksvagen Golf’ me targa të Gostivarit”, njoftojnë nga policia e Tetovës.
Masat e SPB -Tetovë kanë për qëllim gjetjen e personit të lajmëruar për sulmin.