Sulmohet fizikisht gruaja nga Tetova, pastaj me forcë i merren paratë, çanta dhe stolitë prej ari

MPB ka njoftuar se me datë 17.09.2024, në orën 21:45, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, S.R. (45) nga Tetova raportoi se rreth orës 18:00 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, një person e kishte sulmuar fizikisht dhe me forcë i kishte marrë stolitë prej ari, çantën dhe paratë. Po merren masa për të sqaruar rastin.