Sulmohet fizikisht 29 vjeçari nga Kumanova


Një 29 vjeçar nga Kumanova ka raportuar herët në mëngjes se është sulmuar fizikisht në një restorant nga dy persona.

“Me datë 16.01.2022 në ora 04:00 M.S. (29) nga Kumanova ka raportuar se rreth orës 03:00 në një restorant në Kumanovë, pas një debati të mëparshëm verbal është sulmuar fizikisht nga L.G. dhe një person tjetër”, njoftojnë nga MPB. Nga atje shtojnë se rasti është duke u zbardhur.