Mbrëmë (7-prill) në orën 21:50, 18-vjeçari A.R. nga Dobërdolli i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:20 në rrugën “Zivko Brajkovski” në Gostivar, afër shkollës së mesme të Gostivarit, kishte qenë i su*lmuar fizikisht nga një person. Sipas raportit, personi ka përdorur edhe një send të mprehtë me të cilin ka lënduar personin A.R.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.