Sulmohen tetë shqiptarë në Beograd, po merrnin pjesë në paradën e LGBT-së

Tetë shqiptarë janë sulmuar në Beograd, derisa po merrnin pjesë në “EuroPride”, e cila u organizua sot në mbështetje të komunitetit LGBT.Lidhur me rastin, ka shkruar gazetari Idro Seferi, i cili ka bërë të ditur se asnjëri prej tyre nuk janë të lënduar rëndë, por janë marrë për vizitë nga mjekët e emergjencës.

“Tete aktivist nga Shqiperia te komunitetit LGBT jane sulmuar duke u kthyer nga Euro Pride 2022. Aktivistet nga Tirana ishin pa percjelle te policise drejt hotelit te tyre. Dy prej ryre jane lenduar me rend dhe sapo u morren per nje vizite nga mjeket e emergjences. Aktivistet nuk jane lenduar rend, por kane dhimbje koke dhe kane kaluar momente shoku. Policia ka arritur ne vendin e ngjarjes.

Te gjithe aktivistet jane mire. Jane sulmuar nga nje grup prej 10 personash radikal pas perfundimit te shetitjes dhe koncerteve ne kuader te Euro Pride qe u mbajt gjate gjithe javes. Sot ka qene dita e fundit e aktiviteteve”, ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook. Dhjetra aktivistë shqiptarë iu bashkuan të shtunën e 17 shtatorit marshit “EuroPride” që u mbajt në Serbi, përkundër se autoritet atje ndaluan një oranizim të tillë. Të njëjtit, për Deutsche Welle edhe më herët gjatë ditës, kanë rrëfyer se janë ndjerë të kërcënuar.

“Janë sfida që ne i hasim edhe në Shqipëri, prej përpjekjeve të vazhduar për të mos i pranuar dhe konsideruar të drejtat e komunitetit LGBT si të drejta të njeriut”, tha Adela Alika nga Shqipëria. Në Beograd, për të marrë pjesë në organizim kishte shkuar edhe Agron Rexhepi nga Prishtina, i cili tha se këtë herë ndihet pak më i frikësuar.“Është hera e disatë që po vi në Beograd, hera e parë po ndihëm pak i frikësum.

Kjo për shkak se jam i Kosovës dhe për shkak të kundërshtimit publik që po ia bëjnë institucionet e Serbsië, paradës”, tha Rexhepi. Gjatë ditës së sotme, në rrugët e Beogradit është parë prezencë e shtuar e Policisë.Siç raportoi REL, gjatë ditës u raportua për incidente të vogla pasi kishte edhe të tjerë që kundërshtuan marshin, si aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare.

Institucionet serbe në vazhdimësi kanë thënë se marshi nuk do të lejohet që të mbahet.Aktivistët atje e kritikuan shumë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, e cila anipse i përket komunitetit LGBT, ajo e ka braktisur këtë komuniteti në Serbi dhe kauzën e tyre. Ndërkaq, Bërnabiq u tha aktivistëve se askush nuk mund t’i ndalojë, pasi kjo është “e drejtë themelore” e tyre.Vlen të theksohet se EuroPride organizohet për promovim të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe secilën herë, mbahet në një qytet të ndryshëm evropian.