Sulmohen 3 gjyqtarë në një ndeshje futbolli në Xhepçisht të Tetovës

Më datë 19.05.2024 në ora 13:20 në SPB-Tetovë, personi O.S. (38) nga Shemshova e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:20 në stadiumin e futbollit në Xhepçisht të Tetovës, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së futbollit në mes të KF-Renova dhe KF-Shari 1979, personat S.Sh. dhe A.Sh., të dy nga Gllogja e Tetovës, janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë hedhur sende ndaj B.I. dhe S.C. nga Tetova, përndryshe të tre gjyqtarë të futbollit dhe në një moment e kanë sulmuar me një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.