Su*lmi sek*sual ndaj alpinistes Mrika Nikçi, arr*estohet i dyshuari

Tre ditë më parë, ka ndodhur një su*lm se*ksual në Pejë, ku viktima është su*lmuar se*ksualisht nga një person me iniciale F.B., 27-vjeçar. Su*lmi ka ndodhur më 27 shtator, në orën 20:50, ku viktima e su*lmit, Mrika Nikqi, su*lmohet se*ksua*lisht derisa po ecte rrugës. Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se personi në fjalë është identifikuar, dhe i njëjti ndodhet në mbajtje për 48 orë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Su*lmi se*ksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet tutje.

Viktima e su*lmit, Mrika Nikqi, e cila është alpiniste, ka publikuar edhe pamje nga ky su*lm. Sipas saj, F.B., është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë. Nikqi thotë se ky rast ka bërë që ajo të jetë në gjendje të rëndë emocionale e të mos mund të deklarohet në tërësi.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe su*lmuesin e paskrupullt”, shkroi ajo. /Reporteri.net/.