Sulmi rus në Kharkiv të Ukrainës, shkon në 14 numri i të vrarëve

Ka shkuar në 14 numri i të vdekurve në Kharkiv të Ukrainës pas një sulmi rus në një dyqan të mbushur me njerëz, ku u plagosën dhe dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.

Numri i të vdekurve po rritet ndërsa qyteti i dytë më i madh i vendit u trondit nga dy sulme një ditë më parë.

Dy bomba të drejtuara goditën hipermarketin “Epicentr DIY” në një zonë banimi të qytetit të shtunën pasdite, tha në televizionin kombëtar guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov.

Dyzet e tre persona u plagosën, tha zyra e prokurorisë lokale, duke shtuar se dhjetë nga dymbëdhjetë të vdekurit ende nuk ishin identifikuar.

Kryetari i bBashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se rreth 120 njerëz kishin qenë në dyqanin e pajisjeve kur goditën bombat.

“Sulmi kishte në shënjestër qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz – ky është padyshim terrorizëm,” tha Terekhov, shkruan Reuters.