Sulmi në Tailandë: Policia mësyn në qendrën tregtare ku ushtari vrau të paktën 20 njerëz

Policia dhe ushtria e Tailandës mësynë së fundmi në ambientet ku besohet se po qëndronte sulmuesi që ka vrarë deri tani 20 persona dhe ka plagosur 31 të tjerë në qytetin veriperëndimor të Korat, njoftojnë mediat vendase.

Ata thanë se kanë siguruar vendin e tragjedisë të njohur si Terminali 21 por nuk treguan nëse e kanë gjetur ose vrarë sulmuesin, rreshterin e ushtrisë vendase Jakrapanth Thomma, 32 vjeç.

Ministri i shëndetësisë Anutin Charnvirakul tha se nuk ka më trupa viktimash brenda dhe shtoi se numri i viktimave nuk është ende final.
Më herët Anutin tha se një doktor ishte qëlluar nga sulmuesi teksa po ndihmonte një viktimë.