Sulmi ndaj tij u përmend në raportin e DASH-it, Syla: Faleminderit Amerikë


Gazetari Valon Syla ka falenderuar Amerikën pasi sulmi ndaj tij u përmend në raportin e DASh-it.

Syla përmes një shkrimi në llogartinë e tij në Facebook, ka thënë se ndihet mirë për punën që e bën si gazetar.

“Sot Departamenti i Amerikan i Shteti ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, dhe në pjesën për lirinë e medies e shprehjes, përmendet sulmi fizik ndaj meje për komentet ndaj ‘mulla mercedesit’ dhe tregon se për këtë ka pasur një proces gjyqësor ku janë dënuar sulmuesit fanatik fetar.” – ka thënë ai.

Ai tutje ka shkruar: “Faleminderit Kosovë, faleminderit Amerikë”.