Sulmi me bombë ndaj Rade Shteklit ishte paralajmëruar në rrjetin social TikTok. Konkretisht, në TikTok u publikua një video shpërthimi në Keramidnica si paralajmërim, ku ndër të tjera qëndronte komenti: “Shkup, Keramidnica përballë East Gate! Po vjen kataklizma, të përshëndet vëllai yt.
Policia informoi më parë se njoftimin për shpërthimin e kishte marrë në orën 09:20.
Nga shpërthimi është lënduar R.T., i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohri” për të marrë ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga MPB-ja.
Ky është përpjekja e tretë për vrasje ndaj Rade Trajkovski Shtekli. Vitin e kaluar, brenda dy muajve, Shtekli ishte objekt i sulmeve në qendrën tregtare East Gate. Në një nga sulmet ishte goditur me pesë plumba.