Sulmet ndaj ministrave të BDI-së, Llalla thotë se janë sulme direkt ndaj Ali Ahmetit (VIDEO)

Përçarjet në BDI ditëve të fundit eskaluan deri në atë shkallë ku Musa Xhaferi njëri nga protagonistët dhe kryesorët e “Grupit të zjarrit” kërcënoi Ali Ahmetin me luftë brenda BDI-së nëse ky nuk i shkarkon ministrat. Për analistin Arben Llalla kërcënimet e tilla nuk çojnë peshë pasi figura e Xhaferit nuk ka kredibilitet as tek votuesit e as tek BDI-ja.

“Musa Xhaferi nuk ka ndonjë personalitet tek votuesit apo edhe tek BDI-ja, Ai gjithmonë ka fituar postet falë hijes së Ali Ahmetit, është njeri nën hijen e Ali Ahmetit prej nga 2002” tha Llalla. Sa i përket sa a ka të drejtë të kërcënojë duke mos qenë BDI pasi në 2021 doli kundër BDI-së në Kërçovë me Fatmir Limanin, Lalla shprehet se ai nuk ka personalitet dhe nuk ka kredibilitet brenda BDI-së dhe nuk ka kapacitet për të dëmtuar BDI-në. Llalla shprehet se BDi-ja është mirë që të përjashtojë nga partia.

Ai më tej thotë se Musa Xhaferi duhet ti bashkohet Lëvizjes BESA, pasi në 2021 doli kunër BDI-së në Kërçovë, dhe sot kemi Fatmir Limanin në BESA e ky i fundit ka pasur mbështetje të madhe nga Musa Xhaferi.

“Musa Xhaferi bën mirë ti bashkangjitet Lëvizjes BESA, se atje mund ta gjeje vetveten. e them edhe një herë nuk ka potencial shoqëror, potencial trup votues të formojë parti. Nuk ka edhe kapacitete intelektuale në fushën e politikës. Ai në zgjedhjet lokale ishte kundër Fatmir Deharit dhe ju bashkangjit Fatmir Limanit. Pasi Fatmir Limani është bashkangjitur Lëvizjes BESA dhe ky si bishtprapashtese edhe Musa Xhaferi me intrigat e tij Lëvizjes BESA” tha Lalla.

Në lidhje pas përçarjes a mund të hapet parti e re nga “grupi i zjarrit”, Llalla nuk mendon se ky grup do të hap parti të re, pasi Izet Mexhiti dhe Blerim Bexhetit do të mbeten në BDI , por BDI-ja do të ketë tkurje.