Shtëpia e Bardhë thotë se su*lmet kibernetike do të jenë një “temë e rëndësishme” në takimin mes presidentëve Biden dhe Putin.
Deri para pak vitesh, programe keqbërëse kompjuterike që përhapen përmes rrjeteve dixhitale shiheshin si kr*im financiar dhe nuk mendohej që do të dilnin një ditë ndër temat kryesore në axhendën e një takimi mes udhëheqësve të dy fuqive botërore.
Por muajin e kaluar kjo temë doli në qendër të prioriteteve gjeopolitike pasi keqbërës dixhitalë që besohet se vepronin nga Rusia, penetruan në rrjetin dixhital të një kompanie amerikane që operon një tubacion të rëndësishëm na*fte, si dhe në rrjetin e një gjigandi global për përpunimin e mishit duke u bërë presion kompanive t’u jepnin miliona dollarë shpërblim për të mos dë*mtuar sistemet e tyre operuese.
Megjithëse zyrtarët amerikanë nuk e kanë ak*uzuar Rusinë për rol direkt në këto in*cidente, disa ligjvënës thonë se kr*minelët që operojnë në hapësirën dixhitale shpesh veprojnë me dijeninë, në mos me miratimin e Kremlinit. Presidenti Biden ka qenë nën presion ta ngrejë këtë temë me të madhe në takimin me Presidentin Putin.
Në një su*lm kibernetik, kr*iminelët tjetërsojnë informacionin dixhital të një kompanie përmes një programi kompjuterik. Ata i kërkojnë kompanisë shpërblim për t’i kthyer të dhënat në funksionim të rregullt, që realizohet përmes një çelësi dixhital që e normalizon sistemin. Shpesh kr*iminelët e hapësirës dixhitale i ofrojnë ndihmë një grupi konkurrent dhe ndajnë bashkë përfitimet. Kjo, thonë zyrtarët, ka çuar në shtim të numrit të ekspertëve të informatikës që përfshihen në këtë biznes të paligjshëm por shumë fitimprurës.
Në vijim, tre pyetje për rolin e Rusisë në këto su*lme kibernetike:
Përse flasin rusisht shumë grupe kr*iminale të hapësirës dixhitale?
Firmat e sigurisë kibernetike ndjekin aktivitetin e hakerëve në mbarë botën. Shumë prej tyre besohet se operojnë nga Rusia si dhe republika të tjera ish-sovjetike si Bjellorusia, Ukraina, Kazakistani dhe Letonia, sipas firmës “Recorded Future”.
Kjo kompani mbikqyr aktivitetin e afro 15 grupeve që flasin rusisht. Firma amerikano-izraelite “Check Point” ndjek shtatë grupe të tjera, ndër ta edhe grupe përgjegjëse për su*lme të rënda gjatë viteve të fundit, si DarkSide dhe REvil që goditën përkatësisht tubacionin e naftës Colonial Pipeline dhe furnizuesin e mishit JBS në javët e fundit.
Këtë vit u zbulua edhe grupi Babuk, një tjetër rrjet me rusisht-folës, i cili ka su*lmuar të paktën pesë entitete të rëndësishme. Këto grupe rusisht-folëse ndjekin një rregull të pashkruar: Shmangin kompani e institucione në Rusi dhe republika ish-sovjetike gjë që u lë dorë të lirë të su*lmojnë të tjerët pa u go*ditur nga autoritetet ruse. Një tjetër rregull: ata bashkëpunojnë vetëm me grupe të tjera rusisht-folëse.
A ka lidhje mes hakerëve dhe Kremlinit?
Qeveria ruse ka hedhur poshtë ak*uzat për rol në su*lmet e fundit kibernetike në SHBA. Ndërkaq mbetet e paqartë se çfarë lidhjesh ekzistojnë mes Kremlinit dhe këtyre rrjeteve të shantazhit online.
Pas su*lmit ndaj tubacionit Colonial Pipeline, Presidenti Biden tha se deri tani “nuk është parë ndonjë provë nga shërbimet e zbulimit për përfshirje nga Rusia, por ka prova se këta aktorë dhe programe të rre*zikshme janë në Rusi”.
Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha gjatë një seance me dëshmi në Kongres se nuk mund të fliste për lidhjet mes Kremlinit dhe këtyre grupeve, po shtoi se “këta hakerë janë individë që ndoshta jo rastësisht godasin vi*ktima që flasin anglisht”. Ligjvënësit e kanë ak*uzuar haptazi Rusinë duke thënë se su*lme të tilla nuk mund të ndodhin së paku pa miratimin e heshtur të Kremlinit.
Vija ndarëse mes keqbërësve dixhitalë dhe entiteteve shtetërore mbetet e paqartë. Shumë hakerë që veprojnë në Rusi mund të jenë në shërbim të zbulimit rus gjatë ditës dhe në “kohën e lirë” kryejnë su*lme kibernetike për përfitim personal, tha ligjvënësi demokrat Marc Warner.
Si po u përgjigjen SHBA kërcë*nimeve kibernetike?
Pasi su*lmet kibernetike janë deklaruar gjerësisht si një kërc*ënim i ri për sigurinë kombëtare, disa ligjvënës dhe ekspertë të sigurisë po bëjnë thirrje për një përgjigje më ag*resive nga ana e SHBA. Departamenti i Drejtësisë krijoi kohët e fundit një grup pune të përqëndruar tek programet keqbërëse dixhitale. Ky grup pune arriti të bllokojë pjesën më të madhe të shumës prej 5 milionë dollarësh që kompania Colonial Pipeline u kishte paguar hakerëve për të kthyer në funksionim sistemin. Por ligjvënësit duan rezultate më konkrete në këto përpjekje.
“Duhet të fillojmë të analizojmë mundësinë e hedhjes në sulm dhe t’i godasim këto rrjete,” tha ligjvënësi republikan Michael McCaul gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ekspertët e mbështesin idenë e një qëndrimi më ag*resiv.
Para takimit Biden-Putin, udhëheqësi rus pat ngritur idenë e një marrëveshjeje dypalëshe për të shkëmbyer dhe ekstraduar kr*iminelët e hapësirës dixhitale mes SHBA dhe Rusisë. Në takimin e G-7, Presidenti Biden tha se ishte i hapur ndaj idesë së homologut rus.
Më pas, këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ofroi shpjegime lidhur me deklaratën e zotit Biden, duke thënë se presidenti “nuk po thotë se do të shkëmbejë kriminelë të hapësirës dixhitale me Rusinë,” por se është dakord me idenë se këta individë keqbërës duhet të mbahen përgjegjës në të dy vendet.