Su*lme se*ksuale, ab*orte pa anestezion e ke*qtrajtim – tm*erret që i përjetojnë gratë në ushtrinë e Koresë së Veriut

Një grua që ishte ushtare e Koresë së Veriut, ka dëshmuar me tm*erret që ballafaqohen gratë në ushtrinë e Kim Jong-un, duke filluar nga keqtrajtimi seksual e deri te torturat më ekstreme.
Gruaja që u prezantua si Jennifer Kim, thotë se gratë në ushtri duhet të përdorin çorape të lagura që i lidhin rreth këmbëve dhe durojnë dë*nime të ash*pra kolektive.

Një prej dë*nimeve të tilla nënkupton se shputat e këmbëve ua fusin në ujë të “ngrirë”, dhe më pas i detyrojnë të mbahen në shufrën e hekurt që është tejet e ftohtë – me qëllim që t’ju kapet lëkura për shufrën e metaltë dhe t’ju shkulet kur tentojnë ta lëshojnë shufrën.

Jennifer thotë se rreth 70 për qind të femrave në ushtrinë e Koresë së Veriut kanë qenë vi*ktima të dhu*nës se*ksuale. Ajo ka dëshmuar para Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, ku pranoi se e dinte se çfarë e priste kur një këshilltar politik i ofroi pozitë në zyrën e tij kur ajo ishte vetëm 23 vjeçe.

“Nuk kam mundur ta refuzojë. Po të refuzoja nuk do të mund të isha anëtare e Partisë Punëtore dhe do të stigmatizohesha deri në fund të jetës. Nuk do të mund të gjeja punë. Nuk kam mundur ta refuzojë. Në fund më ka ke*qtrajtuar se*ksualisht”, ka shtuar ajo.

Jennifer ka jetuar duke konsumuar në ditë tri deri në katër lugë me misër, dhe ishte aq shumë e lodhur sa që rrallë herë i shfaqej cikli menstrual – por kjo nuk e pengoi që të mbetet shtatzënë.
Kur i tregoi këshilltarit politik se ka mbetur shtatzënë, ai i tha se duhet ta njoftojë ambulancën atë natë rreth orës 22:00.

“Një kirurg i ushtrisë më priste. Më dërgoi në sallë për të kryer abort pa anestezion”, ka shpjeguar tutje Jennifer duke mos mundur të ndalë lotët derisa shtoi se “ky veprim akoma e përcjell si në aspektin fizik ashtu dhe në atë mendor”.

Gjatë dëshmisë, Jennifer shpjegoi sesi për disa vite shërbim në ushtri kishte marrë vetëm katër vata higjienike. Sipas saj, gratë është dashur t’ia bëjnë disi. Thotë se shpesh kanë përdorur lecka që ushtarët i përdornin në vend të çorapeve.

“Materiali ishte tejet i rëndë për ta bartur në organin gjenital, dhe kisha dhimbje të mëdha sa herë që lëvizja”, ka shtuar ajo.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo tha se për disa ditë nuk i ndërronte leckat, kurse në shtëpizat e drurit nuk kishte ngrohje dhe për asnjë moment nuk qëndronin të tharë. Ajo akoma sot ndjen agoninë e shkuljes së lëkurës – madje edhe urinë e kujton.

“E kam numëruar çdo kokërr misri me qëllim që të kisha edhe për ditë tjera”, tha ndër tjera ajo.
Shumë gra në ushtri për shkak të këtyre sfidave janë detyruar të vje*dhin. Edhe Jennifer ishte një prej të dyshuarve së bashku me një mikeshë, pasi kishte vjedhë disa kokrra misri dhe i kishte ngrënë as pa i ngrohur.

“Tani kam ushqim shumë cilësor, por asgjë më e shijshme nuk më duket sikurse misri që asokohe e kam ngrënë”, tha Jennifer që tani jeton në Shtetet e Bashkuara.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit, Greg Scarlat, thotë se gratë janë keqtrajtuar deri në krye të shtetit të Koresë së Veriut.

“Femrat në ushtrinë e Koresë së Veriut janë ke*qtrajtuar, dë*nuar, kanë qëndruar të uritura dhe lu*fta e tyre tr*agjike është treguar i rrugëtimit kr*iminal i regjimi që u vendosë atje 73 vite më parë”, shtoi ai.
Nga viti 2015, shërbimi ushtarak është i obligueshëm për të gjitha femrat në Korenë e Veriut.