Sulm terrorist në Londër, ka viktima

Një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku një person i armatosur me një thikë të madhe ka qëlluar disa persona duke i lënë të plagosur. Menjëherë është njoftuar policia të cilët pas rezistencës së bërë nga agresori kanë qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur.
Sipas autoriteteve angleze burri i vrarë kishte si synim që të vriste njerëz me anë të thikës që mbante në dorë.
Ndërkohë mediat angleze kanë publikuar edhe pamjet gjatë aksionit të policisë për të neutralizuar personin që kreu krimin.
“Një burrë është qëlluar nga oficerët e armatosur në Streatham. Në këtë fazë besohet se një numër i njerëzve janë qëlluar me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar dhe ne do të ofrojmë informacione të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur. Incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin.” thuhet në komunikatën e policisë në Londër.
Agresori poshtë xhaketës mbante një jelek të rremë sikur kishte eksploziv të ngjashëm me ato që përdoren në sulmet kamikaze. Por pas kontrolleve ka rezultuar se jeleku ishte i rremë.