Su*lm t*errorist në Afganistan, 15 të v*dekur e 150 të pl*agosur


Një makinë bombë pranë selisë së policisë lokale në Afganistanin qendror la 15 të v*dekur dhe mbi 150 të p*lagosur.
Zyrtarët afganë e cilësuan su*lmin e së dielës në Firozkoh kryeqyteti i provincës Ghor akt te*rrorist duke shtuar se shumica e v*iktimave ishin civilë. Shpërthimi i fuqishëm vetëv*rasës dëmtoi edhe zyra qeveritare thonë zyrtarët.

Mohammad Omer Lalzad, kreu i spitalit provincial tha për Zërin e Amerikës se “një numër të pla*gosurish janë në gjendje kritike”. Zyrtari tha se pritet që numri i të vdek*urve të rritet.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë megjithëse Ministria e Brendshme afgane fajësoi kryengritësit afganë.
Ambasadori amerikan në detyrë në Afganistan e dënoi sulmin.

“Afganët e pafajshëm përsëri u vr*anë sot nga ky shpërthim i pakuptimtë në provincën Ghor. Ky shkatërrim dhe kjo gjakder*dhje duhet të ndalet” shkroi ambasadori në detyrë Ross Wilson.