Sulm me thikë në Gjermani: Dy persona janë therur, policia e vret agresorin

Dy persona janë lënduar sot kur një burrë i panjohur i ka therur me thikë në Bon. Policia e ka neutralizuar sulmuesin, i cili, sipas Bild, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Në sulm janë plagosur një burrë (32) dhe një grua (43). Policia për një kohë ka kërkuar sulmuesin dhe në fund e ka lokalizuar në zonën e “Burger King”, ku ka qëlluar të paktën një herë ndaj tij. Sipas raporteve, viktimat dhe sulmuesi ishin njohur më parë, dhe thuhet se sulmit i kishte paraprirë një debat.