Sulm me mjet të mprehtë në Gostivar – Privohet nga liria një 55 vjeçar

Pasditën e djeshme (30 gusht) në ora 18:45, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar ka privuar nga liria 55-vjeçarin nga Gostivari I.R., pasi një orë e gjysmë më herët është paraqitur nga D.Z. (65) nga Gostivari se një ditë më parë në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, pas një debati verbal të D.Z. me një person tjetër, e ka kanosur me një mjet të mprehtë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.