Sulm me granatë në një xhami pak minuta pas faljes së drekës…!

Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga një shpërthim granate në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, tha policia, disa minuta pasi besimtarët falën namazin e drekës.

Sulmet ndaj objektivave publike janë zvogëluar kryesisht që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar, por degët e ISIS-it vazhdojnë të operojnë në disa pjesë të vendit.

“Ne kishim mbaruar lutjet dhe po largoheshim nga xhamia kur ndodhi shpërthimi”, tha Mohammed Yasin për agjencinë e lajmeve AFP.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran, tha se një granatë u hodh në xhaminë Pul-e-Khisti dhe një i dyshuar u arrestua në vendngjarje. Xhamia ndodhet në një zonë me popullsi të dendur të Kabulit dhe është e rrethuar nga dyqane dhe tregje të ngarkuara, përcjell Klankosova.tv

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, por ai i Shtetit Islamik të Provincës Khorasan, së fundmi ka kryer sulme në Kabul dhe qytete të tjera.