Së paku një person ka humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në Kabul të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi është kryer ndaj një automjeti që transportonte arkeologë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës i Afganistanit, Muhammed Sabir Muhmend, konfirmoi se në automjet u montua mjet shpërthyes që shpërtheu në rajonin e Bini Hisara në Kabul.
Ai theksoi se ka vdekur një arkeolog, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.