Sulm me armë zjarri në Tel Aviv të Izraelit, tre persona mbeten të vrarë dhe dhjetë të plagosur

Policia izraelite ka bërë me dije se ka marrë një raportim për një sulm me armë zjarri në lagjen Jaffa të Tel Avivit.

Thuhet se ka disa viktima, sipas një zëdhënësi të policisë.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të plagosur rëndë si pasojë e të shtënave.

Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit sakaq ka bërë me dije se sulmi ka ndodhur pranë një stacioni hekurudhor në Jaffa.