Sulm kamikaz në Pakistan, 20 të vdekur


Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz të së martës, që la të paktën 20 njerëz të vdekur në Peshawar, një qytet afër kufirit afgan.

Në një tjetër sulm mbetën të plagosur 63 persona.

Ky është sulmi më vdekjeprurës militant në Pakistan këtë vit dhe sulmi i parë i madh, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 25 korrik.

Në një deklaratë, zëdhënësi i talebanëve pakistanezë Mohammad Khurasani tha se bombardimet e suksesshme (në Peshawar) janë fillimi i hakmarrjes dhe se detajet e bombardimeve vetëvrasëse do të publikohen së shpejti.

Midis të vdekurve është edhe kandidati i Partisë Kombëtare Aëami (ANP), Haroom Bilour, i cili do të konkurronte për zgjedhjet e këtij muaji.

Babai i Bilour, ish ministri Bashir Ahmed Bilour, u vra gjithashtu në një sulm kamikaz të kryer nga talebanët pakistanezë në 2012.

Në një konferencë të martën, përpara sulmit, zëdhënësi ushtarak Gjeneral Major Asif Ghafoor detajoi operacionin e madh të sigurisë i cili do të vihet në vend ditën e votimit.

Pothuajse 372,000 punonjës të sigurisë do të vendosen për të siguruar që njerëzit që shkojnë në votime të jenë të mbrojtur.