Pesë persona u plagosën në një spital në Stamboll kur një person i panjohur hapi zjarr me armë zjarri. Sipas mediumit turk TRT Haber, mes pesë të plagosurve ka një polic, një anëtar të xhandarmërisë, një anëtar të sigurisë dhe dy civilë. Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Në sulm është dëmtuar ndërtesa e spitalit dhe një autoambulancë. Në një deklaratë nga guvernatori i Stambollit, është bërë e ditur se një person i panjohur ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe automjeti që përdorte sulmuesi është gjetur i braktisur. Policia po punon për të sqaruar rastin.