Sulm i armatosur në Holandë,të shtëna në tramvaj!


Disa persona janë lënduar pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një tramvaj në qytetin e Utrechtit në Holandë, bën të ditur policia.

Sheshi “24 tetori” në afërsi të stacionit të tramvajit është rrethuar nga autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në vend të ngjarjes, përfshirë edhe policinë. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 10:45 me orë lokale (09:45).

Policia ka kërkuar nga njerëzit që të largohen nga rrugët. “Një person filloi të gjuajë egërsisht”, ka thënë një dëshmitar. Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se Qeveria janë në mbledhje emergjente pas të shtënave me armë zjarri. Ndërsa, bëhet e ditur se të gjitha udhëtimet me tramvaj janë anuluar.