MPB njofton se me datë 06.07.2025 në orën 02.35 në Stacionin Policor të Tetovës, D.J. (46) nga Tetova, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se rreth orës 00.00 në rrugën “Lj
ubotenska” në Tetovë, djali i tij fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre të mitur dhe më pas nga S.V. i cili është babai i njërit prej të miturve. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.