Sulejman Rexhepi nga llogaria e BFI-së para dy javëve tërhoqi 1 milion euro brenda ditës

Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e news33 rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI-së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.

Se ku kanë përfunduar dhe për çfarë qëllimi i ka tërhequr këto mjete kesh kreu i BFI-së dhe ku kanë përfunduar ato nuk është e qartë, përcjell Gazeta Express nga news33.

Në dokumentin tjetër shifet edhe një skandal tjetër ku kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi nga xhiro-llogaria e BFI-së transferon 20 mijë euro në xhiro-llogarinë e djalit të tij Zeglul Rexhepi.

Parashtrohet pyetja e kujt i takon BFI si institucion, besimtarëve apo e njëjta është shndërruar në pronë familjare e kreut te BFI-se Sulejman Rexhepi?!!!/News33/