Sulejman Mehazi: Një porosi për Blerim Rekën!

Shkruan: Sulejman Mehazi

I nderuar Blerim Reka, urime e suksese kandidaturën për Kryetar të Republikës Veriore të Maqedonisë. Ju faleminderojmë dhe për guximin tuaj për të sfiduar dy partitë më të mëdha maqedone-shqiptare, LSDM-në dhe BDI-në.

Nuk do ta keni lehtë, e kuptojmë, para vetes keni forcën e dy partive qeverisëse me të gjitha objektivat e subjektivat shtetërore, përballë jush do jenë të gjitha mekanizmat fuqiplote shtetërore: Ministrinë e Punëve të Bredshme, Komisionet Zgjedhore, fondet e parave të mëdha shtetërore do përballen kundrejt teje, kundër jush do jenë konsesualitetet e shtabeve, anëtarëve, militantëve e simpatizantëve të Zaevit e Ahmetit, kundrejt teje do jenë edhe interesxhinjtë e partive konsesuale, mediat, gazetat e portalet të përziera me laramani konsesuale.

Kundrej teje do jenë edhe kolegët e tu universitarë me heshtjet e tyre ziliqare do votojnë Pendarovskin; kundrejt teje do jenë inferior e indiferent edhe shkencetarët tinëzarë shqiptarë me ideologji partiake të cilët shkollimet dhe studimet e titujt i kanë marrë fshehtësisht, në mënyrë jo të rregull, po të çrregull, korrespodencialisht e errësishtë.

Kundrejt teje do jenë edhe patriotët e jashtëm të zëshëm, por mbrendësishtë e heshturazi do votojnë konsesualitetin e Pendarovskit. Edhe Skënderbegat e flamurit kuq e zi, edhe ata që luftuan gjatë 2001 do votojnë Pendarovskin, jo se të urrejnë, por s’të duan për shkak intelektualizmit, urtësisë, pastërtisë e poliglotizmit tuaj.

Kundrejt jush do jenë edhe ata që kanë nënshkruar sa për formë për kandidaturën tuaj, edhe ata që sot folin për ju mirë gjatë kampanjës zgjedhore do ua kthejnë votat prapësh duke votuar konsesualen. Megjithatë i nderuar kandidat për president, Blerim Reka, ju do mbeteni faqebardhë para popullit tuaj, konsesualët do fitojnë dreqërisht, politikisht, kurse ju do fitoni shenjtërisht, kombëtarisht, urime e suksese Blerim Reka, na begatoftë e na ndihmoftë Zoti duke votuar për ju!