Sugjerohet rritje e lehtë e tatimeve në Maqedoni

Qeveria të shkurtojë shpenzimet, tani nuk është koha për të blerë makina, mobilje dhe shpenzime të tjera joproduktive. Akademiku Taki Fiti me rekomandime për autoritetet përveç uljes së shpenzimeve qeveritare, të mendohet disa prej tatimeve të rriten pak, që vendi të shmangë rrezikun e paqëndrueshmërisë financiare. Në periudhën në vijim, borxhi publik, i cili tashmë ka tejkaluar mbi 60 përqind, duhet të monitorohet me kujdes.

Konsolidimi financiar mund të bëhet duke shkurtuar shpenzimet qeveritare, veçanërisht ato joproduktive, tani të tilla si ndërtesa, mobilje, makina etj, ose duke rritur mundësisht tatimet. Unë them progres të lehtë, barra tatimore në Maqedoni nuk duhet të rritet shumë, duhet të merren parasysh nivelet e tatimeve në mjedisin tonë”, tha Taki Fiti, akademik.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se ekziston një strategji për reformën e taksave, por nuk zbuloi nëse dhe për cilat tatime do të ketë rritje.
Ne tashmë kemi miratuar një strategji nga Qeveria për reformat e sistemit tatimor, për të cilat kanë filluar debate publike, për drejtësinë dhe efikasitetin e sistemit tatimor në mbledhjen e të ardhurave, si dhe për rritjen e transparencës dhe cilësisë”, pohoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Në konferencën e parë shkencore, akademikët dhe shkencëtarët do ti ofrojnë ministrit Besimi rekomandime dhe këshilla, se si të menaxhohet kriza pas kovidit, që të mund të pasojë një rimëkëmbje më e shpejtë e ekonomisë.