Sugarevski me apel për makinistët, “thirrini mendjes”, ky është dëmi nga protestat në hekurudha

Nëntë milionë denarë është bilanci I dëmit të cilin e kanë shkaktuar protestat e punonjësve të hekurudhave për katër ditë me radhe. Përpos kësaj, shtetet tjera në mënyrë serioze janë duke menduar për ta riorientuar komunikacionin hekurudhorë përmes Bullgarisë, me çka do të ketë dëme dhe pasoja akoma më të mëdha, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Sugarevski ju bëri thirrje makinistëve për t’i thirrur mendjes, të mos sillen në mënyrë joracionale dhe të vazhdojnë punën, duke theksuar se Qeveria nuk do të lejoj shantazhe pasi, theksoi, u ka ndihmuar edhe punëtorëve edhe hekurudhës, pagat paguhen.

“Gjithmonë jam i hapur për takim, por kjo të jetë në nivel të matur, puna duhet të vijojë, mund të negociojmë edhe për marrëveshje kolektive edhe për sistematizime edhe për ndërrimin e ligjeve, por jo me shantazhe. Nuk është ky treg në të cilin mund të bëjmë pazare për këtë apo atë koeficient”, theksoi Sugareski.