Sugareski dhe Filipçe në takim me menaxhmentin e TAV për hapjen e aeroporteve

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vizitojnë sot Aeroportin ndërkombëtar – Shkup, ku do të kenë takim me menaxhmentin e TAV Maqedoni.

Në mbledhje pritet të diskutohet për hapjen e aeroporteve në Shkup dhe Ohër, që, sipas vendimit të Qeverisë, është caktuar për më 1 korrik.