Suedia me masa të repta për mosrespektimin e distancës!

Gjatë fundjavës u mbyllën pesë restorante në kryeqytetin suedez, Stokholm, për mosrespektimin e rregullave lidhur me grumbullimin e njerëzve me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Vendimi ishte për shkak të grumbullimit të qytetarëve brenda dhe jashtë”, deklaroi mjeku, Per Follin nga njësia e këshillit rajonal të Stokholmit për kontrollin e sëmundjeve infektive.

Pesë restorantet kishin marrë paralajmërime paraprake.

Bizneset në fjalë duhet të riorganizojnë vendin para se të aplikojnë për një inspektim të ri. Një tjetër mundësi është paraqitja e një ankese gjyqësore.

Që prej një muaji, restorantet, baret dhe kafenetë suedeze lejohen t’i shërbejnë vetëm klientëve që janë ulur në tavolina, në distancë të sigurt nga njëri-tjetri.