Mbrëmjen e djeshme (20-prill) rreth orës 21:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.H. (19) dhe babanë e tij T.H. (52) nga Miletina e Tetovës, të cilët rreth orës 20:00 në fshat kishin su*lmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre A.A. (23).
Sipas raportit, personi G.H. e ka kërc*ënuar personin A.A. me një mjet të mprehtë. Dy banorët e Miletinës janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat e duhura.