Su*lmoi inspektorët tatimorë, arr*estohet 45 vjeçari nga Gostivari

Dje 27.05.2021 rreth orës 18.40, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar, e kanë privuar nga liria personin O.E. (45) nga Gostivari, pasi i njëjti kishte su*lmuar fizikisht dy inspektorë tatimorë të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare, gjegjësisht të njëjtit janë përpjekur që të kontrollonin objektin e tij hotelierik. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të përgatiten parashtresa adekuate.