Moti në vendin tonë pritet të destabilizohet këtë fundjavë, duke sjellë rënie të temperaturave.
Sipas njoftimit të Prishtina Weather, priten rrebeshe shiu e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.
Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvillime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie.
Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohë pas kohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.
20.08 – Kryesisht me vranësira, nxehtë dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.
21.08 – Vranësira e intervale me diell, më freskët. Pasdite me rrebeshe e bubullima.
22.08 – Vranësira e intervale me diell. Orëve të pasdites vende-vende priten rrebeshe e bubullima.
23.08 – Kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu, derisa pasdite priten edhe rrebeshe me bubullima.
24.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.
Temperaturat pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare ditëve të ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, derisa maksimalet nga 30C të shtunën zbresin në 24C e 23C, ditën e diel dhe të hënë.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.