Stuhi, shi ja si pritet të jetë moti sot në RMV!

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 10°C në zona e ulëta 6 deri 17°C në zona bregdetare 9 deri 18°C

Dita e sotme pritet që të jetë me mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të bëhën të pranishme me intensitet të ulët.

Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut do të marrin formën e rrebesheve me rrufe. Në alpe reshje bore me intensitet deri mesatar.

Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër në verilindje të vendit me intensitet të ulët. Mjegulla e mjegullina parashikohet të përfshijë zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme. Në mbrëmje era kthen nga verilindja duke sjellë rënie temperaturash. Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 10°C në zona e ulëta 6 deri 17°C në zona bregdetare 9 deri 18°C