Stuhi e fortë rëre në Kirkuk të Irakut, dhjetëra njerëz në spital për shkak të frymëmarrjes së vështirësuar

Një stuhi rëre që përfshiu disa rajone në Irak, bëri që dhjetëra njerëz në qytetin e Kirkukut të përfundojnë në spital për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes. Në një deklaratë me shkrim nga Spitali Shtetëror i Kirkukut thuhet se dhjetëra persona janë prekur nga stuhia e fortë e rërës në qytet, duke u rrezikuar me gulçim dhe mbytje.

Mësohet se 90 persona në qendër të qytetit u përballën me rrezik të asfiksisë dhe shumica prej tyre janë shtruar në spital. Siç njoftohet, shumë nga këta persona janë liruar pas ndërhyrjeve mjekësore./Anadolu Agency/