Studiuesit italianë thonë se e kanë ‘vaksinën e parë në botë’ që vret coronavirusin


Studiuesit italianë kanë zbuluar planet për të testuar një vaksinë tek njerëzit pasi pretendojnë se vaksina e tyre është e para në botë që mund ta neutralizojë virusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët e provuan vaksinën tek minjtë – e cila është duke u zhvilluar nga Takis Biotech me bazë në Romë dhe morën antitrupat që ata i ndërtuan.

Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar që ndihmojnë se si të luftojmë një infeksion specifik dhe janë jetike për imunitetin.

Rezultatet paraprake nga testet laboratorike treguan se antitrupat e krijuar gjatë provës tek minjtë ishin në gjendje të ndalonin qelizat njerëzore të infektoheshin me coronavirus.

Shefi ekzekutiv i Takis, Luigi Aurisicchio, zbuloi se skuadra italiane planifikon të fillojë testimet në vjeshtë, pasi shkencëtarët garojnë të ndalojnë pandeminë.

“Me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një neutralizim të coronavirusit me anë të një vaksine”, tha Aurisicchio.