Studimi tregon kur Covid-19 është më vdekjeprurës

Covid-19 është më vdekjeprurës nëse shkakton dëmtim të dyfishtë të mushkërisë. Ky është rezultati i një studimi italian i publikuar në revistën e njohur mjekësore “Lancet”.
Kjo do të ndihmojë mjekët dhe infermierët që të evidentojnë në mënyrë të shpejtë pacientët që janë më të rrezikuar, në mënyrë që të përqendrojnë përkujdesen tek ata.

Në studim janë përfshirë 301 persona të prekur nga koronavirusi në 6 spitale të ndryshme të Italisë. “Covid-19 mund të dëmtojë të dy komponentët e mushkërisë: alveolat, njësitë që përthithin oksigjen dhe japin dioksid karboni dhe kapilarët, enët e gjakut ku ndodh shkëmbimi mes dioksidit karbonik dhe oksigjenit.

60% e pacientëve kanë humbur jetën kur virusi ka dëmtuar këto dy përbërës të rëndësishëm të mushkërive.
Ndërsa kur dëmtohet vetëm njëri komponent, niveli i vdekshmërisë zbret në 20%.
Gjendja e mushkërisë së pacientëve zbulohet lehtë me matjen e një parametri të funksionimit të këtij organi kaq të rëndësishëm të njeriut.

Ndërkohë, mjekët që kanë kryer studimin theksuan se rezultati do të mundësojë identifikimin e shpejtë të pacientëve, tek të cilët duhet të testohen trajtime eksperimentale me anti-koagulantë për të shmangur dëmtimin e kapilarëve pulmonarë.