Studimi: Kush është më mbi 40 vjeç s’duhet të punojë më shumë se 3 ditë

Një studim i fundit i publikuar në serinë Paper Worker Paper në Institutin Melbourne, ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm tre ditë në javë.
Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.
Nga ana tjetër, performanca u ul kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit.

Ky studim përfshiu një sërë testesh njohëse. Ai përfshinte 3,000 burra australianë dhe 3,500 gra australiane, zakonet e të cilëve u analizuan.
Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave.
Arsyeja, pse të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç ndërsa duke punuar më pak orë rrit performancën, nuk është ende e qartë.