Studimi kinez: Koronavirusi jeton 5 javë në trupin e pacientit


Një pacient i prekur nga koronavirusi mund të infektojë të tjerët deri në 5 javë pasi është sëmurë vetë. Ky është përfundimi i një studimi të ri kinez.

Sipas kërkuesve shkencorë në Kinë, njeriu mund të jetojë me virusin në rrugët e tij të frymëmarrjes deri në 37 ditë. Kjo kohë është më shumë se dyfishi i periudhës që rekomandohet për vetëkarantinim.

Për këtë studim, të publikuar te “The Lancet”, u vëzhguan 191 pacientë në dy spitale të Ëuhanit, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.