Dëshira e madhe për të ngrënë mund të vijë nga mungesa e gjumit. Një studim i publikuar në revistën Journal of Neuroscience tregon se ekziston një lidhje midis mungesës së gjumit dhe dëshirës për të konsumuar gjithnjë e më tepër ushqim të shpejtë.
Studimi u krye mbi 32 pjesëmarrës të cilët konsumuan të njëjtat ushqime dhe u ndanë në dy grupe të ndryshme, ata që flinin mirë dhe ata që rrinin pa gjumë.
Rutina e tyre u monitorua nëpërmjet testeve të sheqerit në gjak, testet e hormoneve dhe intervistat për të përcaktuar se si ndiheshin në lidhje me ushqimin.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit e privuar nga gjumi ishin të gatshëm të paguanin më shumë për një ushqim të shijshëm, por jo të shëndetshëm, sesa ata që ishin të çlodhur.
Studimi tregoi se dëshira për të konsumuar gjithnjë e më tepër ushqim të pa shëndetshëm sjell probleme nga më të ndryshmet në organizmin e njeriut.