Studimi i shkencëtarëve britanikë: Helmi i bletës mund të shkatërrojë qelizat agresive të kancerit të gjirit


Një grup shkencëtarësh australianë kanë zbuluar se helmi nga bletët shkatërron qelizat agresive të kancerit të gjirit në një mjedis laboratorik. Helmi, më konkretisht një përbërje në të e quajtur ‘melittin’, është përdorur kundër dy llojeve të kancerit, të cilat janë të vështira për t’u trajtuar: triplo-negativ dhe i pasuruar me HER2.
Shkencëtarët paralajmërojnë se nevojiten prova të mëtejshme edhe pse zbulimi është përshkruar si “emocionues”. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në të gjithë botën.

Ky lloj helmi i bletës me përbërje melittin është zbuluar më parë të ketë veti anti-kancerogjene për lloje të tjera të kancerit, të tilla si melanoma. Studimi nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Australinë Perëndimore u botua në Nature Precision Oncology.
Studimi testoi helmin nga mbi 300 bletë. Ekstraktet e bletës u gjetën të jenë “jashtëzakonisht të fuqishme”, – tha Ciara Duffy, një studiuese 25-vjeçare që drejtoi studimin. Një përqendrim i helmit u zbulua se shkatërron qelizat kancerogjene brenda një ore, me dëmtime minimale në qelizat e tjera.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se përbërja e melittinit ishte e efektshme në “mbylljen” ose përçarjen e rritjes së qelizave kancerogjene. Ndërsa melittin ndodh natyrshëm në helmin e bletës, ai gjithashtu mund të prodhohet sintetikisht.
Tradicionalisht, kanceri i gjirit i trefishtë-negativ – një nga llojet më agresive, është trajtuar me kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi. Ajo përbën 10-15 për qind të kancerit të gjirit.

“Në mënyrë domethënëse, ky studim demonstron se si melittin ndërhyn në rrugët sinjalizuese brenda qelizave të kancerit të gjirit për të zvogëluar replikimin e qelizave”, – tha Prof Peter Klinken.
“Ai siguron një shembull tjetër të mrekullueshëm se ku përbërësit në natyrë mund të përdoren për të trajtuar sëmundjet njerëzore”.
Studiuesit paralajmërojnë gjithashtu se duhet më shumë punë për të parë nëse helmi në të vërtetë mund të funksionojë në shkallë si një ilaç që lufton kancerin.