Maskat e fytyrës dhe mbështjellësit nuk janë 100 % efektiv në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, sipas një studimi të botuar në shtator nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA’së (US Centers for Disease Control and Prevention). Është e pamundur të vlerësohet saktësisht se ku është infektuar një person nga virusi ceket në raportin e CDC megjithatë.
Studimi i kryer në muajin korrik, ka gjetur se mbi 70 për qind të 154 rasteve të pacientëve që kishin rezultuar pozitiv për Covid-19, ishin infektuar megjithëse ishin përpjekur t’i përmbahen udhëzimeve të CDC, përfshi edhe mbajtjen e maskës.
Është e mundshme që disa infeksione mund të jenë shkaktuar nga heqja e mbulesave të fytyrës për ushqim dhe pije. Tjetra mundësi është qarkullimi i ajrit, si “drejtimi, ventilimi dhe intensitetit i ajrit të qarkulluar mund të afektoj transmetimin e virusit, edhe nëse masat e distancimit dhe përdorimi i maskave janë zbatuar sipas udhëzimeve të tanishme” sipas raportit të CDC.
Megjithatë, raporti i CDC shpjegoi më tej se është e pamundur të vlerësohet se ku dikush është infektuar me virusin.
“Karakterizimi i ekspozimit në shoqëri është shumë i vështirë për t’u vlerësuar kur përhapja e gjerë po ndodh, posaçërisht nga personat asimptomatik në mesin e komuniteteve të ndërlidhura permanente” theksohej në raport.
Infektimi me Covid-19 përkundër me gjithë kujdesin në mbrojtjes janë regjistruar, po ashtu edhe tek profesionistë shëndetësorë të pajisur me pajisje mbrojtëse personale (PPE) që me raste sihin infektuar.
Megjithatë, maskat e fytyrës kanë treguar se janë mjeti më efektiv i ngadalësimit të përhapjes së virusit, dhe institucionet shëndetësore botërore e rekomandojnë mbajtjen e tyre dhe respektimin e masave të distancës sociale